Tirane 1001
Albania
+355 67 47 44 443
What's App +355 692326903
info@webhiper.com
support@webhiper.com




Individ & Biznese





Web Faqe per Individ & Biznese 

Bota sot është e lidhur në rrjet. Me hyrjen dhe masivizimin e telefonave dhe tabletave, sot më shumë se kurrë aksesi në internet është i mundur për të gjithë. Disa orë në ditë qasje në internet po bëhen pjesë e rutinës së çdo shqiptari. Dhe të gjithë këta njerëz janë klientët tuaj potencialë. Po, e lexuat drejtë, të gjithë këta njerëz mund të bëhen klientët tuaj nëse ju shisni diçka që atyre ju intereson. Por si?

Të gjithëve ju duhet  një faqe interneti.


Our Process


Instalim

Ekipi Web Hiper do t'ju dizenjoj, zhvilloj dhe instaloj nje strukture unike.

1

Shtojca

Ne do te instalojme shtojca te nevojshme, pa nje kosto ekstra

2

Zhvillim

Zhvillim dhe përmbajtje unike për faqen tuaj dhe blog për të siguruar që ju të qëndroni përpara konkurrentëve tuaj.

4

SEO

Web Hiper kryen një shërbim të plotë dhe intensiv për optimizimin në motorët e kërkimit

5


Pse ju duhet një faqe interneti për biznesin tuaj ?

Ju ekzistoni

Sa herë ju ndodh që kur ju duhet diçka, gjëja e parë që bëni është një kërkim i shpejtë në Google? Pikërisht, shpesh. Nëse një klient potencial dëshiron të blejë diçka që ju shisni dhe bën një kërkim në internet për të parë çka ofrohet, do ishte fantastike nëse biznesi juaj do të dilte në listën e rezultateve. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ju keni një faqe interneti. Siç, mund ta shikoni, faqja e internetit shërben si një vitrinë ku të gjithë të interesuarit mund të hedhin një sy shërbimeve apo produkteve tuaja, dhe të konvertohen në klientë pa aspak mundim nga ana juaj. Kjo është një mrekulli e internetit.

Ju jeni profesionistë me Faqe Interneti

A nuk do t’ju pëlqente që në kartëvizitën tuaj të kishit faqen tuaj të internetit? Sigurisht që po. Kjo është një arsye për të shpërndarë kartëvizitën me qejf. Një kartëvizitë ku ju paraqisni faqen tuaj të internetit dhe një email me domain-in e biznesit tuaj është diçka që të bën t’i mbash shpatullat drejtë dhe lë një përshtypje shumë të mirë tek marrësi. Nëse ju keni në kartëvizitë thjesht një email të ofruar falas nga gmail.com, yahoo.com apo outlook.com, të jeni të sigurt që nuk po impresiononi askënd. Përkundrazi, mund të mos merreni shumë seriozisht. Prandaj, ndihmojeni forcimin e markës tuaj me pajisen me një faqeje interneti.

Ju forconi markën

Klientët potencialë të cilët kanë mbërritur në faqen tuaj të internetit nga një kërkim në Google apo të tjerë që ju i keni referuar aty me anë të kartëvizitës tuaj ose në një formë tjetër, u jepet mundësia të shpenzojnë kohë me markën tuaj duke komunikuar dhe duke u familjarizuar me të. Vizitorët e faqes kanë mundësi ta shohin logon, simbolin e biznesit tuaj, në detaj pa asnjë limit kohor. Atyre u jepet rasti të shfletojnë katalogun e produkteve dhe shërbimeve tuaja dhe të mësojnë se si ju punoni, sa kujdes tregoni ndaj detajeve dhe se çfarë vlere mund t’i shtoni jetës së tyre me anë të atyre çka ofroni. Për këto arsye faqja e internetit ju ndihmon që ta skalisni markën tuaj në subkoshiencën e vizitorëve përgjithmonë.

Ju shtoni klientë

Nëse ju ja keni dalë me sukses që forconi markën dhe  t’i prezantoni produktet apo shërbimet tuaja denjësisht me anë të faqes tuaj të internetit, hap tjetër i natyrshëm është që vizitorët e faqes të bëhen klientët tuaj. Dhe ky është qëllimi kryesor i të bërit biznes, të pasurit klientë vazhdimisht.

Një faqe interneti arrin tregje të reja me një audiencë globale.

Në internet, ju nuk jeni më një biznes i vogël lokal. Ju keni potencialin për t’u parë nga miliona njerez anembanë globit. A keni menduar ndonjëherë se kompania juaj do të kishte mundësinë e të bërit biznes në mbarë botën? E pra, tani ju mundeni. Pa dyshim, interneti është mënyra me kosto më efektive për të bërë tregeti brenda dhe jashtë vendit.





Sherbimet


Instalim

Ekipi Web Hiper do t'ju dizenjoj, zhvilloj dhe instaloj nje strukture unike.


SEO

Ne i ndihmojmë blogerët dhe faqet e biznesit per te rritur dukshmerin ne motorret e kerkimit



Zhvillim i Permbajtjeve

Ne ofrojme sherbimet e zhvillimit te faqeve te tilla si permbajtja, shkrimi, redaktimi dhe analiza e fjaleve


Siguria

Menaxhimi i vazhdueshem i sigurise nuk eshte i lehte. Siguria kerkon nje ekip ekspertesh, te besueshem dhe profesionist.



Shtojcat

Ju do te keni nje faqe interneti te sigurt dhe me shtojca qe ju ndihmojne te perdorni web faqen sa me lehte


Transferimi i te Dhenave

Ne ju sigurojme trensferimin e te dhenave, email dhe faqes 100%




Fillojeni tani

Projektin Tuaj


Ekipi Web Hiper do t’ju ndihmoje rreth çdo projekti qe ju keni ne Web faqet Individuale, Bizneseve, Komerciale,CMS,etj.


KONTAKTO

Projektet e Perfunduara

Ne jemi duke ndërtuar ura në internetit për të lidhur objektivin e klientit me realitetin

SHIKO PROJEKTET

WhatsApp WhatsApp us